Shumica e anëtarëve të Sindikatës së Arsimit është shprehur pro pezullimit të grevës deri në muajin janar, ka bërë të ditur SBASHK-u në një njoftim në Facebook të premten në mbrëmje. Nga Këshilli Grevist i kanë thënë KOHËS se rezultati i është dorëzuar Këshillit Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura që pasi t’i marrë edhe rezultatet e anëtarësive të sindikatave të tjera, do të dalë me vendimin final të shtunën.
Sipas njoftimit, në votim kanë marrë pjesë 21 mijë e 516 anëtarë të SBASHK-ut apo 86.91 për qind e anëtarësisë. Nga ta, 54.88 për qind kanë votuar pro, ndërsa 45.12 për qind ishin kundër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevist i SBASHK-ut, i ka thënë KOHËS se rezultatet janë dërguar në BSPK, që të shtunën do të dalë me vendimin përfundimtar pasi t’i marrë edhe rezultatet nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës.
Në njoftimin e SBASHK-ut, thuhet se greva ka ardhur pa dëshirë, “por për shkak të qasjes së gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog e zgjedhje të kërkesave tuaja legjitime”.
Në propozim, SBASHK-u pati pyetur anëtarësinë për pezullim të grevës deri në janar, e që mësimi të nis më 3 tetor.
Që nga 25 gushti mësimdhënësit janë në grevë të përgjithshme, me kërkesën për shtesë mbi pagë në vlerën e 100 eurove, derisa të miratohet dhe të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave.
Kërkesa e parë e SBASHK-ut është rritja e pagës për 9.5 për qind (%) nga shtatori 2022 dhe shtesa prej 50 eurosh nga paketa ekonomike e publikuar nga Qeveria më 3 shtator 2022 për periudhën shtator-dhjetor 2022, kurse nga janari 2023 rritja e pagës për aq përqindje (%) sa është rritja ekonomike e vitit 2022, si dhe shkalla e inflacionit e vitit 2022.
Kërkesa e dytë është që në Ligjin e skemave pensionale të financuara nga shteti të bëhet plotësim- ndryshimi i tij duke eliminuar kërkesën e 15 vjetëve si kontributdhënës para vitit 1990, gjegjësisht 1999 për arsimin deri në fund të nëntorit 2022.
Dhe e fundit është se deri në fund të vitit 2022 të miratohet plotësim-ndryshimi i Ligjit të sigurimeve shëndetësore ose në të kundërtën të fillojë zbatimi i ligjit aktual të sigurimeve shëndetësore nga janari i vitit 2022.
Në takimin e parë mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të Sindikatave, i cili u mbajt më 13 shtator, Ekzekutivi ua ofroi grevistëve një pako me tri oferta. Qeveria u ka ofruar 50 euro në muaj deri në dhjetor. Po ashtu Ekzekutivi ua ka ofruar të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për Projektligjin mbi Paga e u premtoi reformë në sistemin pensional duke e hequr pragun prej 15 vjet përvojë punë për të përfituar pensionon. Ndërsa propozimi i tretë ishte rritja e buxhetit prej 10 milionë eurosh për barnat esenciale.