Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) e ka vënë një kusht për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës 15- ditëshe në arsim.
Kushti është që deputetët të mbledhin nënshkrimet e duhura për ta ndryshuar Ligjin për paga dhe ta barazojnë koeficientin e mësimdhënësve me koeficientin e arsimtarëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Aktualisht mësimdhënësit kanë koeficientin 2.3, derisa arsimtarët 2.45, që në pagë i bie 35 euro më shumë për këta të fundit.
Idenë për ndryshimin e ligjit drejtuesit e SBASHK-ut e kanë paraqitur të martën gjatë një takimi që e kanë zhvilluar me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi. Ministri kërkesën e SBASHK-ut për ndryshim të ligjit dhe zëvendësimin e orëve i ka quajtur çështje të ndara, derisa ka kërkuar zbatimin e vendimit të tij për kompensimin e orëve të humbura.
Në takim nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për zëvendësimin e orëve.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
SBASHK-u me kërkesa të reja në këmbim të zëvendësimit të orëve
-
Përplasje mes Sindikatës dhe MASHT-it për kompensim të orëve të humbura
-
Pakënaqësitë në arsim, SBASHK-u kësaj radhe paralajmëron një formë tjetër greve
-
SBASHK-u kërkon kompensim shtesë për mësimdhënësit për punën gjatë vikendit
-
Kompensimi i orëve mësimore midis kërkesës dhe refuzimit