Arsimi në Kosovë mund të përballet sërish me një grevë në janar nëse kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, nuk heqë dorë nga vazhdimi i reformave në arsim në këtë komunë.
Këtë paralajmërim e ka bërë kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i cili ka thënë se nëse mësimdhënësit e Kamenicës kërkojnë grevë për t’i kundërshtuar reformat e Kastratit, SBASHK-u është i detyruar ta shpallë në gjithë Kosovën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Jasharaj e ka quajtur kryetarin e Kamenicës si joserioz pasi, sipas tij, nuk i ka njoftuar Sindikatën se edhe në gjysmëvjetorin e dytë do të ketë reforma në arsim. Ka thënë se nuk është zgjidhje që reformat të bëhen në stinën e dimrit e aq më pak pa pasur një vlerësim se çfarë rezultatesh dhanë në gjysmëvjetorin e parë.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka paralajmëruar se nga e hëna kur nis gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor do të vazhdojë faza e dytë e reformave në arsim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
SBASHK-u ia përsërit Kastratit se do të ketë greva nëse mbyllen shkollat në Kamenicë
-
Kreu i Kamenicës kërkon dorëheqjen e mësimdhënësve që s’i respektojnë reformat
-
Nesër nis mësimi alternativ për mbi 400 nxënës të Kamenicës, Kastrati: Nuk tërhiqem nga reforma
-
Kuvendi Komunal i Kamenicës kërkon pezullimin e reformës në arsim
-
Nis protesta në Kamenicë kundër reformës në arsim