Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot përfaqësuesit e SBASHK-ut, të kryesuar nga kryetari, Rrahman Jasharaj, për të diskutuar kërkesat e këtyre të fundit si dhe për mundësinë e zbatimin e tyre.
Greva e nisur ditë më parë nga punëtorët arsimorë për zbatimin e kërkesës për njohjen e statusit të mësimdhënësve të viteve ’90 sipas Haradinajt, është e drejtë e tyre dhe se Qeveria këtë e sheh si obligim moral që duhet përfunduar e jo si formë presioni.
Përfaqësuesit e Sindikatës kërkuan që sa më parë të gjendet një formulë dhe të fillojnë së zbatuari kërkesat e tyre. Nga ana tjetër Haradinaj tha se “qeveria është duke i trajtuar me seriozitet kërkesat e sindikatave të Arsimit. Zgjidhja dhe zbatimi i kërkesave tuaja është çështje të cilën po e trajtojmë me kujdes dhe përkushtim, por kjo çështje kërkon kohë”.
Në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, ishin edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministri i Financave, Bedri Hamza.
-
Haradinaj për kërkesat e SBASHK-ut: Do t’i shohim mundësitë
-
Haradinaj paralajmëron takim me SBASHK-un rreth kërkesave që i shtyri mësimdhënësit në grevë
-
Haradinaj takohet me Jasharajn: Rritja e pagave është zgjidhja e vetme
-
Jasharaj: Qeverinë e presim edhe një javë, kemi dy kërkesa kryesore
-
SBASHK-u takohet për të vendosur për grevat