Para se të shkojnë në grevë të përgjithshme, sindikalistët e Kosovës do ta ndjekin ligjin që i obligon për ndërmjetësues ligjor në ndërmjetësimin në nisjen e dialogut mes Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Qeverisë.
Në takim mes SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve dhe në takimin e Kryesisë ekzekutive të BSPK-së, u tha se do të angazhohen me akterët politikë që të gjejnë zgjidhje për kërkesën e tyre lidhur me Ligjin e Pagave.
“Në takimin e SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve dhe në takimin e Kryesisë ekzekutive të BSPK-së, duke debatuar për hapat e radhës, u vendos unanimisht që të respektohet detyrimi dhe obligimi nga Ligji mbi grevat që para se të shkohet në grevën e përgjithshme të aktivizohet ndërmjetësuesi ligjor për të ndërmjetësuar në nisjen e dialogut mes BSPK-së dhe Qeverisë për arritjen e marrëveshjes së pranueshme, thuhet në komunikatë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.
Sindikalistët kanë thënë se duan marrëveshje të pranueshme dhe brenda mundësive buxhetore.
Në protestën e 20 majit, BSPK-ja ka renditur një varg kërkesash ndaj Qeverisë, si miratimin e Projektligjit për Paga dhe shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit publik, si dhe nisjen e dialogut social.
-
SBASHK-u kërkon angazhimin e Kuvendit për marrëveshjen e Qeverisë me sindikatat
-
BSPK-ja i anulon grevën dhe protestën, i jep afat Qeverisë deri në mars
- Vit i vështirë e plot sfida për sindikatat në Kosovë
-
SBASHK-u propozon që të mos ketë kthim në grevë
-
Mësimdhënësit pro pezullimit të grevës, vendimi final merret nga BSPK-ja të shtunën