SBASHK-u falë unitetit përballoi këto sfida dhe vazhdon rrugëtimin me shpresë se në vitin 2023 do të kemi lajme të mira e shumë më pak sfida
Në çdo fund të vitit njeriu, ndoshta edhe pa dashur, ulet e mendon dhe sjell në kujtesë momente nga ditët dhe muajt që kanë ikur. Mundohet të gjej sa më shumë momente të mira e të bëj vlerësime. Ky vit ishte i vështirësive dhe i sfidave të shumta për sindikatat në Kosovë dhe ato sikur nuk i lënë as edhe pak hapësirë e vend të letër ndonjë kujtimi të mirë.
Në SBASHK e filluam vitin me shkëndijat e shpresës që i morëm nga një takim në 30 nëntorin e vitit 2021 me ministrin Sveçla lidhur me fatin e Ligjit të pagave. Kishim premtimin se do të punohej mirë e në bashkëpunim me sindikatat, ky projektligj dhe në marsin e vitit 2022 do të jetë për proceduara në Parlament. Kjo nuk ndodhi as në mars e as në qershor e nga ana tjetër, vazhdonte qasja e gabuar e Qeverisë ndaj sindikatave dhe dialogut. Anëtarësia e SBASHK-ut dhe e sindikatave tjera duke e parë se ligji po vonohej shtruan kërkesën që për arsye të ngritjes së vazhdueshme të çmimeve t’i drejtoheshim Qeverisë me kërkesën që të bënte një shtesë në paga në vlerën prej 100 eurosh. As kjo e as kërkesat që lidheshin me Ligjin e pagave dhe për ligjet e tjera shumë të rëndësishme nuk u përfillën nga Qeveria dhe si rrjedhojë e mungesës së dialogut shtoheshin kërkesat për veprime sindikale, të cilat po organizoheshin për të nxitur Qeverinë për dialog e zgjidhje të kërkesave pa qenë e nevojshme të shkohej në veprime më radikale dhe në grevën e përgjithshme. Qeveria vazhdoi me qasjen e gabuar dhe erdhi edhe greva e 25 gushtit, e cila zgjati pastaj deri në fund të tetorit.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Qeveria i ikte dialogut, por vazhdonte me deklarata ofenduese e që forcoheshin e shpërndaheshin, pastaj nga vullnetarë në rrjete sociale duke më kthyer në shënjestër të ofendimeve e sulmeve verbale, që kishin mundësi të ktheheshin edhe në sulme fizike .
Greva u pezullua, por Qeveria nuk ndryshoi qasjen po vazhdoi me sulme të tjera e duke krijuar në vazhdimësi vështirësi e sfida. Tha se nuk do ua ndante pagat e shtatorit vetëm grevistëve nga arsimi dhe mezi e ndryshoi vendimin pas presionit të opinionit. Bëri shlyerjen e gjithë anëtarësisë nga sistemi duke vënë kushtin e ri për riregjistrim në eKosova dhe veprime të tjera për të vështirësuar funksionimin e sindikatës e për të krijuar , mbase , frikë e panik në mënyrë që të heshtet zëri sindikal.
SBASHK-u falë unitetit, përballoi këto sfida dhe vazhdon rrugëtimin me shpresë se në vitin 2023 do të kemi lajme të mira e shumë më pak sfida.
Edhe
SBASHK-u kërkon rritje pagash
Urojmë të kemi dialog të mirëfilltë me Qeverinë, sepse kur ka dialog gjendet edhe zgjidhja e kërkesave dhe krijohet besimi i ndërsjellë dhe veprimet sindikale as të përshkallëzuara e as grevat e përgjithshme nuk janë të nevojshme.
Autori është kryetar i SBASHK-ut
-
Tetë sindikata kërkojnë nga partitë reformë të thellë të legjislacionit të punës dhe dialogut social
-
Një vit pas grevës së përgjithshme të TKK-së – Çka (s)ndodhi?
-
Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla për 100 euro që s'na jepte, si mund të na japë tash pagën e 13-të
-
Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri