Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sarrazin takohet me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti do ta takojë të shtunën emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi parashihet të fillojë nga ora 10:00, ndërkohë që nga Qeveria nuk është paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.

Të premten në veri të vendit ka pasur tensione pasi kryetarët e rinj të tri komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan kanë tentuar të futen në objektet komunale.

Qytetarët serbë janë tubuar para komunave për të mos lejuar hyrjen e tyre, ndërkaq shtinë me armë e ua vunë flakën veturave të Policisë, të cilët ishin aty për të asistuar kryetarët e zgjedhur.

Serbia nga ana tjetër e lëvizi ushtrinë drejt kufirit e ngriti gatishmërinë ushtarake në nivelin më të lartë.

Edhe Kurti pret sot emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor Arbëri Kurti pret sot emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor

Megjithatë, ndërkombëtarët qortuan Kosovën duke nënvizuar se veprimet e së premtes do të kenë pasoja në raportet e saj.