Lideri opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq, ka thënë se shuma vjetore e dinarëve që Serbia e ka dërguar në Kosovë kap vlerën prej 800 milionë eurosh.
Sipas tij, me këtë shumë të parave nuk është ndihmuar komuniteti serb në Kosovë, por është pasuruar Milan Radoiçiqi, Zvonko Veselinoviqi, Goran Rakiqi e “kriminelë të tjerë të Listës Serbe”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sanduloviq ka shtruar disa pyetje në lidhje me përdorimin e dinarit në Kosovë me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës.
“A është e vërtetë se problem tani ishin dinarët që i dërgoheshin Kosovës nga buxheti i Serbisë, pa asnjë kontroll të institucioneve të Kosovës dhe në kartëmonedha? A është e vërtetë se shuma vjetore e dinarit kapte vlerën e 800.000.000 € dhe me të cilat më nuk do të pasurohen Milan Radojiçiqi, Zvonko Veselinoviqi, Goran Rakiqi dhe kriminelë të tjerë nga Lista Sërpska? A është e saktë kjo shumë dhe a shkuan paratë tërësisht për të ndihmuar komunitetin serb? Kush nga Lista Serbe dhe përfaqësuesi i komunitetit serb në Kosovë e ka në dispozicion këtë shumë të dinarit dhe si e ka investuar? Kujt dhe sa”, ka pyetur ai.
Rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, ndërsa të hënën është bërë publik plani rreth implementimit të saj, ku procesi do të zgjasë tre muaj.
Edhe
BQK-ja insiston se Rregullorja për ndalim të dinarit dha efekte pozitive
Kjo rregullore është kritikuar nga faktori ndërkombëtar, i cili ka kërkuar nga Kosova që ta shtyjë zbatimin derisa komuniteti serb të informohet qartë rreth saj.
-
Guvernatori Ismaili paralajmëron ndjekje penale për ata që tregtojnë me dinar
-
Radomiroviq: Njerëzit më nuk duan që jeta e tyre të udhëhiqet nga Radoiçiqi e Lista Serbe
-
Vuçiq për dinarin: Serbisë po i kërkohet ta shesë Bankën e Kursimeve Postare
-
Të hënën takimi Bislimi-Petkoviq, optimizëm për arritjen e një dakordimi