Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se Kosova nuk shkon në zgjedhje nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 4 mars 2026, në rast se dështimi vjen si pasojë e mospjesëmarrjes së deputetëve në seancë plenare dhe në votim gjatë tri raundeve të përcaktuara me Kushtetutë.
Duke iu referuar strukturës së normës kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit dhe aktgjykimit KO29/11 të Gjykata Kushtetuese, Sallahu ka theksuar se shpërndarja e Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje ndodh vetëm pasi të jenë shteruar tri votime dhe asnjë kandidat të mos ketë marrë mbështetjen e nevojshme: 80 vota në dy raundet e para dhe së paku 61 vota në raundin e tretë.
Sipas tij, nëse Presidenti zgjidhet pas datës 4 mars, edhe nëse siguron numrin e votave të paraparë me Kushtetutë, një zgjedhje e tillë do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën.
“Në mënyrë që të parandalohet papërgjegjësia e deputetëve me mospjesëmarrje dhe mosvotim në seancë plenare, duke cenuar aktgjykimet mëhershme lidhur me obligimin e tyre në votim, atëherë posa të fillojë procedura e zgjedhjes së Presidentit, procesi i zgjedhjes së Presidentit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, me kërkesën për masë të përkohshme në mënyrë që afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit të Pezullohet”, ka shkruar më tej ai në një postim në Facebook.
Ai ka shtuar se Gjykata nuk ka alternativë tjetër përveçse t’i obligojë sërish deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë, duke iu referuar aktgjykimeve të mëparshme.
-
Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses: Nëse presidenti nuk zgjidhet më 6 tetor, zgjedhjet brenda 45 ditëve
-
Java vendimtare: President ose zgjedhje të reja
-
Kurti: Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar një Kuvend që s’mund të zgjedhë president
-
Marmullakaj: Vendi nuk shkon në zgjedhje pa konstituim të Kuvendit
-
Miftaraj: Vendi nuk shkon në zgjedhje edhe nëse nuk konstituohet Kuvendi