Qemajl Marmullakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se nuk mund të shkohet në zgjedhje derisa të mos konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Marmullakaj në “60 Minuta” në KTV ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari dhe deputetët e legjislaturës së XI janë në shkelje Kushtetuese pasi nuk është konstituuar Kuvendi brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Marmullakaj ka thënë po ashtu se me mosthirrjen sot të vazhdimit të seancës konstituive është shkelur edhe rregullorja e Kuvendit të Kosovës për thirrje 48-orëshe të vazhdimit të seancave deri në konstituim.
Marmullakaj ka thënë se po shkaktohen probleme të mëdha me moskonstituimin e Kuvendit.
Ai po ashtu ka cekur se pozita e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, që po e mban Albulena Haxhiu, është në vakum ligjor, pasi që këtë pozitë e mban kryetarja e Kuvendit.
Ai po ashtu ka thënë se edhe çështja e ministrave në detyrë të legjislaturës së kaluar, e që janë betuar si deputetë, ata janë në shkelje kushtetuese. Pasi nuk mund të mbajnë edhe postin e deputetit e edhe post ekzekutiv.
“Po thellohet vakumi ligjor në vend. Kemi ud të presidentes që nuk është ligjërisht në pozitën e saj, pai duhet të kemi kryetar të Kuvendit. Të qenit ish-kryetare e Kuvendit nuk të garanton pozitën e ud së presidentes”, ka thënë Marmullakaj. “Kriza institucionale është në thellim e sipër”. “...Edhe shkuarja në zgjedhje nuk mund të ndodhë pa konstituimin e Kuvendit përveç nëse kalohet afati i 5 tetorit kur i skadon mandati i ushtrueses së detyrës së presidentes. Për çdo hap që të ndodhë në vend duhet bërë konstituimi i Kuvendit e duhet bërë sa më parë”.
-
Hoxhaj: Kuvendi që sot filluam ta konstituojmë nuk është legjitim
-
Sot vazhdimi i seancës konstituive
-
IKD: Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes
-
Dilemat e juristëve për legjitimitetin e institucioneve që mund të dalin nga kjo legjislaturë
-
Dehari nuk i bindet thirrjes së oponentëve të LVV-së për vazhdimin e seancës