Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka kritikuar dhjetë gjyqtarët e PZAP-së, duke thënë se ata nuk e kanë ditur që neni 29, paragrafi 1, pika Q e Ligjit për Zgjedhje nuk është lex specialis në raport me nenin 100 të Kodit Penal.
Ai ka thënë se duhet vendosja e kritereve më të ashpra ligjore për pranim dhe disiplinim të gjyqtarëve.
“Dhjetë gjyqtarë të PZAP-së, të cilët vijnë nga Gjykata Themelore, e Apelit dhe Supreme, nuk kanë ditur që neni 29 par.1 pika q) e Ligjit për Zgjedhje nuk është lex specialis në raport me nenin 100 të Kodit Penal. Në këtë mënyrë kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetuese për tu zgjedhur. Duhet patjetër që të vendosim kritere ligjore më të ashpra për pranim dhe disiplinim! Shihemi mbas 14 shkurtit!” – ka shkruar Sallahu në Facebook.
Reagimi i tij vjen pasi PZAP nuk ka certifikuar tre kandidatë nga lista e VV-së, përfshirë edhe bartësin e listës Albin Kurti, për shkak të problemeve me ligjin. Vendimi i PZAP-së u konfirmua edhe nga Gjykata Supreme.
-
VV-ja do ta çojë në Kushtetuese vendimin e Supremes që ia refuzoi ankesën për votat me postë
-
Sallahu: Supremja i hapi rrugë një subjekti politik antikushtetues
-
Sallahu: Ushtrues të funksioneve kushtetuese e ligjore shkojnë pas zgjedhjeve
-
Sallahu për Supremen: Turpi juaj nuk do të harrohet, keni qenë të ndikuar politikisht
-
Kushtetuesja, adresa e fundit e partive në rast të mosmiratimit të ankesave të tyre