Pagën e tij prej rreth 1 mijë e 400 euro, deputeti Haxhi Avdyli e ka ndarë tashmë për bamirësi, raporton KTV.
Kjo ka qenë paga e tij e parë si deputet, derisa brenda muajit ai dhe kolegët e tij nuk kanë arritur të konstituojnë ende Kuvendin e Kosovës, e qytetarët me peticion online kanë kërkuar që ata të mos paguhen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPagat për deputetët, ani pse pa bërë ndonjë punë efektive për këtë 1 muaj, taksapaguesve të Kosovës u kanë kushtuar 178 mijë e 560 euro. Këtë për KTV-në e ka konfirmuar Sekretariati i Kuvendit të Kosovës.
Sipas sekretarit Ismet Krasniqi, deputetët do të paguhen vetëm me një mëditje, sepse seanca llogaritet si një dhe çdo herë ka qenë vazhdim i seancës së parë.
Gjatë krizës politike të 2014-s, asnjë deputet nuk kishte hequr dorë nga paga e tij, kurse për 3 muaj 107 deputetë ishin paguar gjithsej me më shumë se gjysmë milioni euro.
Sa kushtuan pagat e deputetëve për muajin që s... by kohanet