Politikanët e Kosovës janë të ekspozuar ndaj agjenturave serbe, sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi.
Kajtazi ka thënë se nuk flet për sigurinë fizike të liderëve, por për sigurinë e tyre ndaj ekspozimit të agjenturës serbe e çka e sheh prezente.
Sipas tij, liderët politikë “janë të ekspozuar nga agjentura influente, për faktin se ne nuk po konsolidohemi kaq vite sa investimi është bërë në këtë vend, nuk po konsolidohemi”.
Kajtazi ka shpjeguar se strategjia serbe shkon në drejtim të defunksionalizimit të Kosovës, e jo aq në prekjen fizike të një akteri politik.
“Siguria fizike është e fundit ajo që është dikush me ta bë. Më e rëndësishme në punët e agjenturave është ndikimi ose afrimi afër një personaliteti politik në mënyrë që ta dijë çfarë po mendon ai ose të ndikojë që të marrë vendime të gabuara. Shërbimi inteligjent serb në Kosovë nuk ka nevojë të grumbullojë informacion se sa ushtarë i kemi, sa koka bërthamore, ka tanke, nuk ka nevojë. Shërbimi inteligjent serb në Kosovë vepron në drejtim të strategjisë që ne të jemi shtet jofunksional, të mos konsolidohemi, që të jemi një problem i ngrirë”, ka thënë ai në emisionin "Konfront" në KTV.
Edhe
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe
Më 10 shkurt, Radiotelevizioni Publik i Kosovës fillimisht ka raportuar se ka pasur tentim-atentat ndaj kryeministrit të Kosovës gjatë vizitës së tij Shkup. Por, më pas, lajmi është përmirësuar duke thënë se ka qenë një plan për atentat. Kurti pas arritjes në Kosovë po atë ditë ka thënë se ka çdo ditë kërcënime nga strukturat që rrënjët i kanë në Beograd.
-
“Rreziku nga spiunazhi është më i vogël”, Kurti: Institucionet e sigurisë janë vigjilente
-
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
-
Shprehet drojë për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet në Kosovë
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe