Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rusia s’pranon përgjegjësinë se po nxit tensionet në veri të Kosovës

Rusia nuk e ka pranuar përgjegjësinë se po nxit tensionet në veri të Kosovës, duke thënë se Serbia po mbron të drejtat e serbëve lokalë në komunat veriore.

I pyetur në lidhje me pretendimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla se Serbia, nën ndikimin e Rusisë, synon ta destabilizojë Kosovën duke mbështetur pakicën serbe, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se është plotësisht e gabuar të kërkohet për ndikimin destruktiv rus, shkruan Reuters. 

Veriu i Kosovës ka ngelur i bllokuar nga 9 dhjetori, kur serbët për ta kundërshtuar arrestimin e ish-policin Dejan Pantiq, vendosen mbi 13 barrikada në lokacione të ndryshme në veri. Pantiqi po dyshohet se organizoi sulmet ndaj komisioneve komunale zgjedhore. Barrikadë e re u vendos të martën në mbrëmje dy kilometra larg pikës kufitare Merdar nga pjesa e Serbisë.

Në Kosovë ka pasur vazhdimisht akuza se Serbia, e përkrahur nga Rusia, synon destabilizimin e vendit. Serbia është një nga vendet e vetme evropiane që nuk e ka sanksionuar Rusinë për shkak të agresionit në Ukrainë.