Zv.përfaqësuesja e Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit, Ana Evstigneeva, ka thënë se pozita e Rusisë ndaj Kosovës mbetet e pandryshuar, me rezolutën 1244 si bazë ligjore. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mërkurën mbrëma, ku u shqyrtua raporti 6-mujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm, ajo tha se Rusia pret nga Prishtina dhe Beogradi arrijnë “zgjidhjeje të arsyeshme dhe pajtueshmëri sipas rezolutës 1244”.
Ajo ka kujtuar marsin e 23 vjetëve më parë kur NATO-ja ndërhyrë në Kosovë për të ndaluar krimet e Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës, megjithatë nuk ka përmendur ato. Ajo ka thënë se
“Fakti që NATO ka zgjedhur një aleat të caktuar në terren, ia vlen të theksohet se krimet e UÇK-së deri në këtë ditë mbeten të pandëshkuara. Nga Këshilli i Evropës është lëshuar një raport në lidhje me krimet e kryera nga UÇK-ja në periudhën 1998-2000, krime kundër njerëzimit, krime lufte, vrasje dhe trafikim me organe njerëzore. Jemi më 2022 dhe ende po monitorojmë punën e Gjykatës Speciale për hulumtimin e krimeve të UÇK-së”, tha Anna Evstigneeva.
Ajo shtoi se mohimi i Speciales nga liderë shqiptarë në Kosovë është i papranueshëm.
“I shohim si të papranueshme përpjekjet e Prishtinës që të kontestojë legjitimitetin e procesit gjyqësor dhe ta bindë komunitetin ndërkombëtar për pafajshmërinë e pretenduar të UÇK-së”, tha ajo.
Edhe
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
Evstigneeva ua ka lënë fajin liderëve shqiptarë të Kosovës për mosarritje të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shqiptarët duke përdorur pretekste të ndryshme për 9 vjet e kanë sabotuar krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në këtë mënyrë e kanë penguar procesin e pajtimit”, u shpreh ajo.
E pa asociacionin e komunave serbe, sipas saj, serbët e Kosovës mbeten të cenueshëm.
“Pa këtë shoqatë, serbët e Kosovës mbeten të cenueshëm. Shembull i qartë i kësaj ka qenë dyfishimi i sulmeve ndaj tyre dhe pronave të tyre. Këto sulme janë dyfishuar më 2021 kundrejt 2020-s dhe ka pasur rritje të madhe të sulmeve këtë vit. Prej janarit deri mars, 31 incidente kanë ndodhur”, pohoi ajo.
Evstigneeva ka thënë se Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti po përshkallëzojnë situatën me retorikë anti-serbe.
“Jemi të alarmuar nga përpjekjet e vazhdueshme të Kurtit dhe rrjetit të tij që ta minojnë situatën në rajon, duke përshkallëzuar retorikën anti-serbe dhe duke ftuar perëndimin ta marrë Kosovën nën mbrojtje të saj dhe ta mbrojë nga kërcënimet e pretenduara”, tha ajo.
Përfaqësuesja ruse përmendi edhe Fondin e Sigurisë që Kosova krijoi muajin e kaluar. Tha se Kosova duhet të përqendrohet në situatën socio-ekonomike dhe jo në siguri.
Edhe Kosova dhe siguria evropiane: Koha që Evropa ta lexojë realitetin“Sa u përket kosovarëve do bënin mirë që t’i rikonsideronin prioritetet e tyre, t’i përqendrojnë burimet jo në prokurimin e armatimit përmes një fondi që është themeluar, por përmes fondeve ta adresojnë situatën socio-ekonomike”, shtoi ajo.