Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj tubimeve elektorale të cilat po mbahen nga partitë politike në kohë pandemie.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se tubimet e fundit elektorale me dhjetëra persona ne hapësira të mbyllura, i bëjnë të pavlera të gjitha masat kufizuese për parandalimin e pandemisë”, ka shkruar ai.
Ai e ka vënë në dyshim se si mund të arsyetohen ndalesat për organizimin e ahengjeve dhe ngjarjeve.
“Si mund të arsyetohet kufizimi i orarit të punës?? Politikanet edhe qytetarët e tjerë janë të barabartë para ligjit. Hipokrizi e llojit të vet është që të njëjtit që premtojnë sundim të ligjit, të vazhdojnë natën dhe ditën të shkelin ligjin”, ka shkruar ai.
Ndërkaq në një postim më herët, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka bërë thirrje që askush nga gastronomët të mos i paguaj dënimet e shqiptuara për mosrespektim të masave anti-Covid.
-
Rukiqi e quan hipokrizi kërkesën e partive për respektim të masave
-
Rukiqi: Ky vit do të jetë shumë më sfidues se ai parapraku për ekonominë e Kosovës
-
Mosrespektimi i masave nga partitë nxit bizneset të kërkojnë heqjen e tyre
-
Bizneset paralajmërojnë protesta dhe mosrespektim të masave të reja anti-COVID
- Ahengjet familjare dhe tubimet partiake po i bëjnë shërbim pandemisë