(Ekonomia Online) - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi e ka konsideruar të padrejtë që nga qytetarët po kërkohet respektim i masave për parandalimin e koronavirusit, derisa subjektet politike po mbajnë tubime.
Madje, Rukiqi e ka quajtur hipokrizi pasi që institucionet po bëjnë thirrje për respektim të ligjit, kurse këtë të fundit në të njëjtën kohë po e shkelin ligjin.
I pari i OEK-ut, mes tjerash, ka kërkuar që këtë javë të ketë lirim të masave dhe së paku të hiqet ora policore dhe të zgjatet orari i punës.
“Mirëpo kjo tash kthehet në padrejtësi ndaj këtyre bizneseve dhe ndaj një numri të madh të qytetarëve. Prandaj ne kemi thënë që është paradoksale që të kërkohet respektimi i masave i orarit dhe numrit që në vendimin e fundit thuhet që më shumë se katwr persona mund të qëndrojnë në një vend. Dhe kjo është njëfarë lloj hipokrizie e llojit për shkak se nëse fton për sundim të ligjit atëherë në të njëjtën kohë po e shkel ligjin”.
Ai ka përmendur edhe rastet ku qytetarëve ju bëhet thirrje që pas orës 20:00 të rrinë në shtëpitë e tyre, përderisa një grup i caktuar qytetarësh ftohen në tubime politike.
“Ky është problem për të gjithë qytetarët, qytetarëve iu thuhet që rrini në shtëpi në ora tetë mos e ushtroni të drejtën e punës apo të lëvizjes ndërsa një grup qytetarësh të cilët ftohen në tubime politike dhe shfrytëzohen vendet të cilat ju kanë thënë mos me punuar siç janë hotelet, sallat e ndryshme për organizimin e ngjarjeve, ahengjeve në të njëjtat vende ku ka restreksion strikt që as 50 persona të mos mblidhen dhe të mos organizohen as konferenca”, ka thënë ai.
Edhe
Rukiqi: Tubimet elektorale i bëjnë të pavlera masat kufizuese
Rukiqi ka shtuar se në të njëjtat vende po mbahen tubime politike me numër të madh të qytetarëve të cilët ftohen nga partitë politike.
|Me rëndësi është që një grup i qytetarëve dhe bizneset janë të diskriminuara për shkak se një pjesë e madhe e këtyre vendeve që shfrytëzohen për tubime politike nuk kanë punuar asnjë ditë gjatë këtij viti pikërisht në emër të masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë”, ka thënë ai.