Kosova mund të bëhet me Zyrë Ekonomike në Greqi, vend i cili nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë me dije shefi i OEK-ut, Berat Rukiqi.
“Në takim me SEVE, Shoqatën më të madhe të bizneseve greke, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me Greqinë dhe organizimin e forumeve biznesore të radhës, në mes dy vendeve. Në takim ishin edhe zyrtarët përgjegjës nga Qeveria greke, të cilët konfirmuan përkrahjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Se shpejti presim hapjen e Zyrës Ekonomike të Kosovës në Greqi, për të avancuar edhe me tutje bashkëpunimin ekonomik”, ka thënë Rukiqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova dhe Greqia në nëntor organizojnë forumin ekonomik
-
Kosova së shpejti me zyrë ekonomike dhe përfaqësim në Athinë
-
Kurti e kryeministri grek diskutojnë për rritje të bashkëpunimit
-
Ahmeti: Greqia është një hap afër njohjes së Kosovës
-
Greqia s’flet për njohjen e Kosovës, por thotë se po avokon për liberalizim vizash