Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rukiqi kundër kufizimit të lëvizjes: Nuk është zgjidhje

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, nuk po pajtohet me masat e njoftuara nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, pas takimit që këta të fundit patën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përmes një reagimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se kufizimi i lëvizjes nuk është zgjidhje.

“Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës sociale. Ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje”, shkroi ai.

Kryetari i OEK-ut kërkoi që të ndëshkohen ata që nuk vaksinohen.

“Rastet me fatalitet dhe të hospitalizuarit janë nga kategoritë që nuk po vaksinohen. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë dëmin, e të papërgjegjshmëve që nuk po vaksinohen dhe të jokonsistences në menaxhimin e pandemisë. Kufizime të rrepta duhet të zbatohen, por në këtë rast, për ata që nuk po vaksinohen”, shkroi tutje ai.