Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rukiqi: Është koha e fundit që Kosova të tërheqë investime të huaja

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se COVID-19 ka dëmtuar prodhimin dhe ka ndikuar në çmime.

Ai tutje ka shtuar se Ballkani ka potencial që të tërheqë investime të mëdha në 10 vjetët e ardhshme, për shkak të stabilitetit politik dhe juridik.

Rukiqi ka shtuar se Kosova ka shansin e fundit që të tërheq investime të huaja.

“Janë disa rekomandime për të sjellë investime. Përmirësimi i cilësisë të fuqisë punëtore Qeverisje stabile, stabilitet politik Infrastruktura, transporti mënyra se si lidhen vendet me njëra-tjetrën. Investitorët kërkojnë stimulime të natyrës fiskale dhe stimulime financiare. Bashkëpunimi me kompanitë e huaja që duan të investojnë. Trajtimi i kërkesave të investitorëve dhe promovimi i investimeve”, ka thënë ai.

Muela Ibrahimi nga Oda Ekonomike ka thënë se korrupsioni elementi kryesor që pengon investimet e huaja.

“Ballkani Perëndimor ka stagnim infrastrukturor. Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë paga të vogla por kjo nuk shihet si pengesë për investime të huaja. Arsyet kryesore pse kompanitë gjermane kanë investuar në Ballkanin Perëndimor janë pagat e vogla dhe fuqia punëtore”, ka thënë ajo.