Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rugova e Pejës mbetet atraktive për vizitorët

Jo vetëm fëmijëve po u pëlqen të kërcejnë në ujë për t’u freskuar nga temperaturat e larta të këtyre ditëve.

Edhe të moshuarit po e bëjnë një gjë të tillë në Lumbardhin e Pejës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka edhe të tillë që thuajse kanë bërë tamam pushime në këtë vend.

Sipas pronarit të biznesit që gjendet aty, këtë vit ka pasur më shumë vizitorë se vitet e kaluara.

Megjithatë, përveç këtij vendi, regjioni i Rugovës ka shumë për të ofruar për vizitorët që nuk po mungojnë këtë vit.

Mbetet një prej destinacioneve të preferuara edhe për bashkatdhetarë, që e pëlqejnë mjaft zonën, por që sigurisht thonë se disa gjëra mund të jenë më mirë.
Në komunën e Pejës, thonë të jetë rritur dukshëm numri i vizitorëve, sidomos këtë vit, që ka kaluar mbi 50 mijë, numër që vështirë se arrihej brenda 12 muajve të vitit.

Sheremeti, i pyetur për projektin e Qendrës Turistike “Borea”, thotë se me realizimin e tij, numri i turistëve do të shkonte në qindra-mijëra brenda vitit.

Përveç bukurive natyrore, janë shtuar edhe një sërë atraksionesh në këtë zonë si Zip Line e Via Ferrata, e gjithashtu edhe një sërë aktivitetet kulturore, po japin efektin e tyre.