Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, e ka akuzuar kryetarin aktual të LDK-së se po krijon klane brenda partisë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë po e bënë bashkë me shokë.
“Kryetari i partisë apo një kryetar klanesh. Nga ajo që po shoh, kam frikë që Isa Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën”, ka shkruar ai.
Lidhja Demokratike e Kosovës pas disfatës së pësuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku doli e treta si parti, duke shënuar rënien më të madhe në historinë e partisë, ka paralajmëruar disa hapa. Fillimisht kryetari i saj, Isa Mustafa, paralajmëroi dorëheqje, e më pas nënkryetari i saj Lutfi Haziri tha se janë kryesi në dorëheqje.
Artikuj të ngjashëm
-
Zyrtari i LDK-së: Garda që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal dhe të kontrollueshëm
-
Në prag të Kuvendit zgjedhor, në LDK bëhen akuza për ndikim në shpalljen e kandidaturave
-
Rugova konsideron se lidershipi i LDK-së po mundohet të imponojë zgjedhjen e kryetarit të ri
-
Zyrtari i LDK-së ka frikën se lidershipi i partisë po mundohet të riciklojë figurat që çuan në humbje
-
LDK-ja në mes të zgjedhjes së kryetarit të ri apo rreshtimit krah Abdixhikut