Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Mehaj jep dorëheqjen, sot pozitën e merr koloneli Ejup Maqedonci

Armend Mehaj - raportim Komision per Siguri

Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, do të jetë ministër i ri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Maqedonci. “Sot do ta marr detyrën si ministër”, ka thënë Maqedonci për Kohën.

Maqedonci gjatë luftës në Kosovë ishte komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit.

Ministri Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje të martën.

Liridona Gashi nga zyra për media e Ministrisë së Mbrojtjes ka thënë për Kohën se Mehaj ka dhënë dorëheqje për arsye familjare.

Edhe Mehaj lë postin për arsye familjare, Kurti e zëvendëson me Ejup Maqedoncin LAJMET E MBRËMJES Mehaj lë postin për arsye familjare, Kurti e zëvendëson me Ejup Maqedoncin

“Ministri Mehaj ka dhënë dorëheqje për arsye familjare. Për sqarime më të hollësishme do të prononcohet vet”, ka theksuar Gashi.

 

Image
Ejup Maqedonci