Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti emëron Maqedoncin ministër të Mbrojtjes: Mehaj u dorëhoq për shkaqe familjare

Kryeministri Albin Kuurti ka njoftuar se ka emëruar kolonelin e FSK-së Ejup Maqedonci në pozitën e ministrit të Mbrojtjes.

Ai në një postim në facebook ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të deritanishëm Armend Mehaj, e cila sipas tij është bërë për shkaqe familjare.

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës. Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera”, ka shkruar Kurti.

Në Qeveri kanë thënë se largimi i Mehajt është i ndërlidhur me çështjet shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Ndërkohë Kurti ministrit të ri, i ka uruar punë të mbarë “në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë”.