Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës e ka dënuar aktin e aktivistit të Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, i cili ndërhyri gjatë lajmeve qendrore të këtij mediumi.
Nga ky menaxhment është thënë se Nushi ka hyrë pa autorizim në studion e lajmeve të RTK-së, “duke kaluar sigurimin, të cilët kanë menduar se i njëjti mund të ketë qenë i ftuar në emisionet e RTK-së”.
“Akte të tilla janë të papranueshme dhe përçojnë mesazh të kundërt me vlerat që prezanton transmetuesi publik. RTK e respekton të drejtën e secilit për të shprehur kundërshti ndaj proceseve, por njëkohësisht kërkon që kjo të bëhet brenda suazave normale të protestës dhe jo të pengoj procesin e rregullt të punës. RTK ka hequr dyert e dyfishta me idenë që të jetë më afër qytetarëve, por jo që kjo të keqpërdoret dhe të pengoj procesin e punës”, thuhet në reagim.
Partia Social-Demokrate (PSD) ka ndërhyrë të mërkurën gjatë lajmeve qendrore të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke paraqitur prapa folëses një pankartë ku shkruante “Radio Televizioni i Kurtit”.
Videon e momentit e ka publikuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në Facebook.
-
PSD-ja ndërhyn gjatë lajmeve qendrore të RTK-së: Lajmet e partisë
-
PSD-ja me kritika për opozitën dhe për disa media
-
Nushi: Opozita e deritanishme s’mund t’i qëndrojë përballë një politikani si Kurti
-
Qeveria ndan mjete për pagat e punëtorëve të RTK-së
-
Punëtorët e RTK-së paralajmërojnë edhe bojkotimin e fushatës