Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrugët “George Bush” e “Garibaldi” bllokohen për Ditë të Evropës

Rrugët “George Bush” që shpjer në drejtim të rrugës “Garibaldi”, krejt deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës, sot (e hwnw) do të jenë të mbyllura shkaku i aktiviteteve të planifikuara me rastin e Ditës së Evropës, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Mbyllja e rrugëve nisi në orën 9 dhe do të zgjatë deri në orën 17.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dita e Evropës e shënon deklaratën historike më 1950 të ministrit të Jashtëm francez, Robert Schuman, mbi shpalosjen e idesë së një forme të re të bashkëpunimit politik në Evropë, në atë që konsiderohet si fillimi i Bashkimit Evropian të së sotmes.

Për shënimin e kësaj dite, në Kosovë do të mbahen një sërë aktivitetesh të organizuara nga Zyra e BE-së në Prishtinë, me fokus te të rinjtë, energjia e gjelbër dhe digjitalizimi.

Image

Rruga "Garibaldi", Prishtinë