Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrobat e gjësendet e të pagjeturve me hapësirë të veçantë

Shumica e rrobave dhe gjësendeve të tjera të personave të zhdukur dhe të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë të cilat kanë qëndruar në oborrin e Institutit të Mjekësisë Ligjore do të vendosen në një hapësirë të veçantë.

Drejtuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur nuk kanë bërë të ditur se në cilin vend do të vendosen këto rroba por kanë thënë se intervenimi në largimin e tyre është dashur të ndodh menjëherë për shkak se sipas tyre ato vetëm se janë dëmtuar tashmë një pjesë e tyre, raporton Arta TV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kushtrim Gara ka thënë se tashmë është bërë edhe ri sistemi i shumicës së atyre rrobave, me rekomandim të një eksperti nga Qiproja. Gjatë mbledhjes së rregullt të këtij komisioni u tha se brenda këtij viti janë rivarrosur gjashtë persona.