Problemet me rrjetin e lëshimit të dokumenteve të gjendjes civile po vazhdon të krijojë probleme në ofiqarinë e Pejës.
Drejtori i Administratës Komunale në Pejë, Fatmir Asllani, i cili është edhe kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve të Administratës në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur se të gjitha komunat po përballen me problemin e njëjtë.
“Problemet në komuna në sistemin e lëshimi të dokumenteve të gjendjes civile që kërkohen nga qytetarët kanë vazhduar edhe këtë verë. Edhe pse dihet që komunat nuk e menaxhojnë serverin elektronik për lëshimin e dokumenteve personale, derisa kjo bëhet nga niveli qendror i qeverisjes, konkretisht nga Agjencia e Regjistrit Civil (ARC). Përkundër këtyre, përgatitjet dhe mobilizimi në komuna ishte bërë që në periudhën e ardhjes së bashkatdhetarëve në vendlindje të mundësohet menaxhim sa më i mirë i lëshimit të dokumenteve që kërkohen nga qytetarët”, thotë Asllani.
Ky problem, sipas Asllanit, ende nuk është evituar krejtësisht dhe sipas tij po ka probleme në dhënien e dokumenteve...(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Ngec ofrimi i shërbimeve nga ofiqaritë nëpër komuna
-
Agjencisë së Regjistrit Civil s’i ndahen telashet - njëherë u mungoi letra, tash s’iu bën interneti
-
Agjencisë së Regjistrit Civil s’i ndahen telashet - njëherë u mungoi letra, tash s’iu bën interneti
-
Të gjitha komunat në krizë për letër, qytetarët mund të mbesin pa certifikata origjinale
-
Kryetarët në veri me dilema nëse duhet dorëzuar dokumentet e ndjeshme te serbët