Një miliard e 130 milionë euro ka arritur t’i mbledhë Dogana e Kosovës brenda vitit 2019 duke realizuar pritjet.
Kështu, krahasuar me vitin paraprak, Dogana ka rritur të hyrat për 36 milionë euro, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Adriatik Stavilecit, zëdhënës në Doganën e Kosovës, këto të hyra janë siguruar kryesisht nga mallrat akcizore siç janë duhani, alkooli, derivatet e automjetet.
Kjo rritje mund të jetë lajm i mirë për arkën e shtetit, por jo edhe për ekonominë e vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve ekonomike.
Ekonomisti Naim Gashi thotë se të ardhurat nga importi tregojnë faktin se prodhimet vendore nuk po i plotësojnë nevojat e qytetarëve.
Dogana e Kosovës që mbush buxhetin e shtetit, vitin e kaluar ishte kërcënuar nga Ministria e Financave me masa të ndryshme, përfshirë shkarkim nga pozitat udhëheqëse, pasi nuk kishte realizuar të hyrat e parashikuara në muajt e parë të vitit.