Toka bujqësore e Krushës së Madhe është mjaft e njohur në vend. E një numër i madh i banorëve të kësaj ane kanë serra që mbjellin perime.
E disa prej tyre, tashmë kanë krijuar edhe biznese falë tokës pjellore që e kanë, kështu duke furnizuar edhe qytetet e tjera me perimet e kësaj ane, raporton KOHA.
E ata që punën e tokës e kanë kthyer në biznes, gjatë tërë vitit kohën më të madhe i kushtojnë vëmendje kujdesit ndaj saj.
Bujku nga Krusha e Madhe, Kujtim Hoti, ka shumë vjet që ka nisur një biznes me kultivimin, mbjelljen dhe shpërndarjen e perimeve.
Ai thotë se e tërë kjo procedurë merr kohë dhe do një kujdes më të veçantë.
Hoti tregon se për të kultivuar një fidan, duhet ndërhyrje e inkubatorit, e më pas duhet pritur me javë deri sa ai të jetë i gatshëm për mbjellje.
Edhe
Fëmijët nuk konsumojnë mjaftueshëm pemë e perime, prindërit këshillohen të mos i shmangin
Hoti thotë se familjarët janë ata që e ndihmojnë më së shumti për gjithë procedurën e punimit të tokës e deri ne vjeljen e fidanëve, por për një punë kaq të madhe, atij i është dashur të angazhojë edhe punëtorë të tjerë për ndihmë.
Ai thotë se edhe investimi në këtë biznes nuk ka munguar. Ka pajisje të veçanta për hapjen e gropave për mbjellje, po ashtu është i pajisur edhe me sistemin e ujitjes për secilën bimë.
E perimet që janë mbjellë në këtë periudhë, do të ofrohen në treg që nga muaji qershor. Kjo, pasi që serrat kanë temperaturën që nxit pjekjen e tyre më shpejt sesa po të kishin qenë në hapësirë të jashtme.
-
Kosova pa fond për kompensim të dëmeve në të mbjella
-
Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar
-
Pas dëmeve nga breshri, paralajmërohet “një qendër e paralajmërimit” për bujqit
-
Zyrtarët thonë se sivjet sigurohet më shumë grurë sesa kërkesat për konsum