72 pacientë të infektuar me koronavirus janë të hospitalizuar sot në Klinikën Infektive.
Sipas njoftimit, 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv dhe dy prej tyre janë në gjendje kritike.
“Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste si dhe nga klinika lirohen 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimet për COVID-19”, thuhet në njoftim.
Numri i të hospitalizuarve në Infektive po shënon rritje në vazhdimësi që nga rritja e rasteve të të infektuarve. Dje ishin të hospitalizuar 65 persona me COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Infektive janë 85 raste me COVID-19, 6 në gjendje kritike
-
Në Infektive janë të shtruar 59 pacientë me COVID-19, një në gjendje kritike
-
43 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Infektive
-
Në Infektivë po trajtohen 23 persona me koronavirus, një në gjendje kritike
-
Mbërrin në 20 numri i të hospitalizuarve me koronavirus në Infektivë