20 raste me koronavirus janë hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 14 pacientë janë në gjendje stabile, ndërkaq pesë raste në gjendje më të rëndë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
MSH-ja bën të ditur se në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një rast në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me koronavirus. Vetëm të dielën janë konfirmuar 40 raste të reja. Kjo ka bërë që numri i rasteve aktive në vend të jetë 313.
Artikuj të ngjashëm
-
Rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Infektivë, sot 72
-
Në Infektive janë të shtruar 59 pacientë me COVID-19, një në gjendje kritike
-
43 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Infektive
-
Në Infektivë po trajtohen 23 persona me koronavirus, një në gjendje kritike
-
10 pacientë me koronavirus po trajtohen në Infektivë, një në gjendje të rëndë