Nënshkruhet marrëveshja financiare për Rritje të Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore.
Drejtori i KfW-së për Evropë Juglindore e Turqi, Dr. Klaus Müller dhe drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, kanë nënshkruar Marrëveshjen financiare për rritje të kapitalit garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në vlerë prej 5 milionë eurove.
Kjo mbështetje është duke u bërë nga Qeveria Gjermane për fuqizimin e kredidhënies të sektorit të biznesit në përgjithësi për të evituar pasojat e krizës si rrjedhojë e pandemisë COVID-19.
Linjat garantuese të cilat janë financuar në tërësi nga Qeveria Gjermane, me ndërmjetësim të Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW, tashmë mbështeten me kapitalin prej 18.5 milionë euro.
Kjo ngjarje shënon një moment të radhës për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, në rrugën e realizimit të objektivave institucionale, para se gjithash, lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, rritjen e punësimit dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Shuma totale e kredive të miratuara nga bankat dhe që janë dorëzuar nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë në 220 milionë euro të shpërndara në mbi 5,865 kredi, ndërsa investimet e bëra me këto kredi premtojnë mbi 8,000 vende të reja pune.
-
Nënshkruhet marrëveshja 22 milionëshe mes FKGK-së dhe KfW-së, përkrahen ndërmarrjet e vogla e të mesme
-
Gjermania zoton 37 milionë euro për punësim e zhvillim ekonomik në Kosovë
-
Fondi i Sfidave për Kosovën (KCF), shpallje e thirrjes së dytë për shprehje të interesit
-
Bizneset që nuk i sjellin dëm mjedisit, përparësi në Fondin për Garanci Kreditore
-
Komisioni për Buxhet miraton kredinë 40-milionëshe për pandeminë