Arbëri

Fondi i Sfidave për Kosovën (KCF), shpallje e thirrjes së dytë për shprehje të interesit

Fondi i Sfidave për Kosovën (KCF) është një instrument financimi i krijuar për të rritur punësueshmërinë, veçanërisht të të rinjve. Ai rrit konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve në Kosovë duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte bashkëpunuese të përzgjedhura ose të trajnimit dual të zbatuara përmes partneriteteve ndërmjet instituteve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve.

Grantet alokohen përmes një sfide konkurruese kombëtare. KCF është një iniciativë e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) e financuar me 5.8 milionë Euro për grante nga Ministria Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ).

Agjencia zbatuese e projektit është Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), e cila mbështetet nga një konsorcium ndërkombëtar konsulentësh për të zbatuar programin e përgjithshëm.

KCF-ja pati një Thirrje të Parë shumë të suksesshme për Shprehje Interesi të shpallur në vitin 2021 që rezultoi me 4 projektet më të suksesshme të propozuara për financim, duke alokuar afërsisht 1.9 milionë euro.

Tani KCF-ja shpall Thirrjen e Dytë për Shprehje të Interesit dhe fton konsorciumet e interesuara të instituteve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve partnere, të përkushtuara për zbatimin e përbashkët të programeve të trajnimit bashkëpunues për të aplikuar dhe:

  • Të konkurrojnë për mundësinë për të realizuar investime të konsiderueshme në pajisjet e trajnimit dhe objektet e trajnimit pranë instituteve të formimit profesional dhe të nxiten për të futur teknologji të reja
  • Të mbështesin zhvillimin e metodave të trajnimit bashkëpunues për të adresuar mungesat e burimeve njerëzore në mënyrë efektive dhe strategjike për t'iu qasur ngritjes së kapaciteteve
  • Të përmirësojnë punësueshmërinë e të trajnuarve/të diplomuarve të AAP-së, si dhe integrimin e tyre në tregun e punës
  • Të rrisin produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve vendore si rezultat i programeve të trajnimit bashkëpunues të zbatuar me sukses.

Thirrja e dytë për shprehje interesi do të jetë e hapur nga data 21 nëntor 2022 deri më 27 janar 2023, ora 23:59. KCF-ja fton për aplikime të gjithë institucionet e AAP-së dhe sipërmarrjet partnere të interesuara të cilat operojnë në Kosovë. Për çdo pyetje të mëtejshme mos ngurroni të kontaktoni përfaqësuesin e KCF-së, Z. Renato Vasili në [email protected]

*Artikull i sponsorizuar