Në një qendër të votimit në Pogradec erdhi te një konflikt fizik, ku një komisioner i Partisë Socialiste, E.G. (52) u sulmua fizikisht nga 63-vjeçari L.T.
L.T., babai i kryetares së asaj qendre votimi, dyshohet se goditi E.G. për shkak të një debati që patën për votimin e personave me asistencë.
L.T. u arrestua, por aty nuk përfundoi çështja. Policia e Shqipërisë ka raportuar se rreth orës 13:00 nipërit e të arrestuarit, R.T., E.M. dhe D.M. shkuan në banesën e komisionerit të PS-së, E.G. dhe i sulmuan fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij. Djali po merr trajtim mjekësor në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa bashkëshortja ka dorëzuar kallëzim penal ndaj sulmuesve.
“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve”, thuhet nga Policia.
Zgjedhjet në Shqipëri
Shqipëria ka votuar këtë të diel për Parlamentin e ardhshëm.5,225 Qendra Votimi në të gjithë vendin...-
Arrestohet një person në Pejë për sulm fizik ndaj babait të tij
-
Arrestohet një 33-vjeçar në Kaçanik, dyshohet se sulmoi dhe kanosi prindërit
-
Arrestohet arbitri i UEFA-s, dyshohet për sulm seksual
-
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje
-
Burri raporton se bashkëshortja po ushtron dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre