Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës të cilat kanë shtruar nevojën e përfaqësimit të grave në procesin e dialogut me Serbinë.
Siç njoftohet nga Presidenca, përfaqësueset e këtij Rrjeti i kanë dhënë mbështetje punës së deritashme të Osmanit, duke e vlerësuar angazhimin e saj për fuqizimin e pozitës së grave dhe duke e konsideruar rolin e saj të domosdoshëm në përpjekjet për gjithpërfshirjen e grave në të gjitha proceset.
RRGK-ja ka kërkuar mbështetjen e Osmanit për ndryshimet në Ligjin zgjedhor.
“Ato kërkuan që Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme të jetë në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore, për të cilën gjë kanë marrë mbështetjen e Presidentes”, thuhet në njoftim.
Njoftohet se Osmani, ka theksuar se përgjatë mandatit të saj, çështja e barazisë gjinore është një nga prioritetet e saj së bashku me të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, sikurse edhe me agjendën e gjelbër.
-
Osmani: Do të sigurohemi që gratë të jenë të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi
-
Osmani i kërkon Gjermanisë mbështetje për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës
-
Osmani: Para dialogut, të hiqen masat ndaj Kosovës
-
Presidentja Osmani paralajmëron se shpejt do t’i ftojë partitë politike në një takim gjithëpërfshirës
-
Osmani: Mungesa e vullnetit të Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet, pengesë serioze për përparim në dialog