Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka thënë se nga rrëzimi i vinçit të martën në “Rrugën A” janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas njoftimit, pas raportimit për rrëzimin e vinçit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka reaguar menjëherë duke angazhuar ekipet e saj në terren për menaxhimin e situatës dhe eliminimin e rrezikut të mëtejshëm.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë si dhe inspektorët e ndërtimit për të vlerësuar rrethanat dhe dëmet e shkaktuara”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Komunës, nga rrëzimi janë dëmtuar një pjesë e rrugës afër një pusetës së kanalizimit, si dhe një pjesë e një ndërtese banesore përballë vendit të ndërtimit.
Autoritetet apelojnë qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm në numrat emergjent të Qendrës Operative të Kryeqytetit: 0800 12233 dhe 12244.
-
Rrëzohet vinçi te “Rruga A” në kryeqytet
-
Ndalohen tre persona për rrëzimin e vinçit në Prishtinë ku vdiq një punëtor
-
Komuna e Prishtinës pas tragjedisë në vendpunishte rithekson respektimin rigoroz të masave të sigurisë
-
Pacolli për rrëzimin e vinçit që la një të vdekur: Komuna e Prishtinës të japë llogari
-
Inspektorati i Punës: Vinçi u rrëzua gjatë montimit