Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrethrrotullimi në Skenderaj rrezik për nxënësit

Shumë pranë objektit të shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj po ndërtohet një unazë rrugore.

Ky ndërtim, sipas përfaqësuesve të opozitës në këtë komunë, rrezikon në masë të madhe jetën e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Isa Fejzullahu nga LDK-ja, sipas informacioneve që ka, thotë se prindërit janë shprehur kundër, por komunarët veprojnë pa e pyetur askënd.

Ndërkaq, Qazim Xani nga AAK-ja e kësaj komune, thotë se rreziku i drejtpërdrejtë i nxënësve nuk i intereson fare komunës, pasi hallin e vetëm, sipas tij, zyrtarët komunalë e kanë përfitimin material për vete.

Hajriz Koci zëdhënës i komunës së Skenderajt, vlerëson se askujt nuk do t’i rrezikohet jeta me ndërtimin e kësaj unaze rrugore.

Koci është shprehur se rruga që po ndërtohet është në harmoni me planin urbanistik dhe unaza e qytetit po ndërtohet me qëllim që të lirohet pjesa e sheshit “Adem Jashari”, zgjerimi i të cilit pritet të bëhet vitin e ardhshëm dhe të lehtësohet qarkullimi në qytet.