Të martën në mesditë, një sharraxhi ka shfrytëzuar kalimin e përkohshëm për këmbësorë përgjatë hekurudhës që po riparohet pranë nënkalimit të ri për makina që po ndërtohet ndërmjet dy rrathëve te stacioni i policisë në Ferizaj.
Një qytetar që e ka dërguar xhirimin ka treguar se sharraxhiu i ka shfrytëzuar hapësirën e ndarë për këmbësorë, me qëllim që të mos detyrohet të shkojë në pjesën e nënkalimit të parë, të ndërtuar e të lëshuar për qarkullim më 2021.
Komuna e Ferizajt ka nisur ndërtimin e nënkalimit të ri në nyjën e komunikacionit në hyrje të qytetit, duke kryer vetëm urën poshtë binarëve të hekurudhës. Finalizimi i nënkalimit të ri dhe lëshimi në qarkullim i pjesës së bllokuar pritet të marrë disa vjet.
Makinat po detyrohen të ndjekin rrugën alternative pranë hekurudhës për të dalë në drejtim të magjistrales për Prizren.
-
Nis projekti i dytë “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj
-
Nënkalimet e pashfrytëzuara në Prishtinë, qytetarët ankohen për largësinë e tyre
-
Lëndohet një qytetar në Ferizaj, i bie në kokë një objekt i fortë
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet se keqtrajtoi një person gjatë arrestimit
-
Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në Ferizaj