Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëshqitje dheu në rrugën Zubin Potok-Dren

Në orët e pasdites së sotme, rruga që lidh Zubin Potokun me fshatin Dren, ka pësuar rrëshqitje.

Kështu bën me dije Ministria e Infrastrukturës, përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit, fillimisht për të rritur sigurinë për pjesëmarrësit në komunikacion, është sinjalizuar vendi me shenjat që paralajmërojnë rrezikun, ndërsa kompania ka filluar të marrë masat për sanimin e rrëshqitjes, dhe kthimin e normalitetit në këtë segment rrugor.

“Ju lutemi që të gjeni rrugë alternative dhe vetëm nëse e keni patjetër, ndryshe deri në zgjidhje të problemit, shmangeni frekuentimin në këtë pjesë”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Shkaqet e kësaj rrëshqitje nuk janë bërë të njohura.