Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëshqitje dheu në rrugën rajonale Prizren - Prevallë

Ministria e Infrastrukturës, njofton se në rrugën rajonale R-115 Prizren - Prevallë, kilometri i 18-të (në afërsi të fshatit Gornje Sello), të premten ndodhi një rrëshqitje dheu dhe gurësh nga pjesët anësore.

Përmes një njoftimi thekson se kompanitë e kontraktuara nga MI-ja, tashmë kanë pastruar këtë aks rrugor.

“Luten të gjithë qytetarët që lëvizin me kujdes të shtuar në këtë pjesë apo të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese. Shoferët e mjetëve të rënda (mbi 3.5 ton) apelohet të evitojnë kalimin këndej, duke shfrytëzuar rrugët alternative”, theksohet në njoftim.