Sipas kumtesës së Ministrisë së Infrastrukturës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe të dheut në aksin rrugor Restelicë – Dragash.
Pas rrëshqitjes, transmeton Koha.net, është bllokuar për qarkullim ky aks rrugor, por menjëherë është intervenuar nga kompania e mirëmbajtjes e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, e cila tashmë veçse e ka hapur njërën korsi të rrugës për lëvizje të makinave dhe qytetarëve.
Me këtë rast u bëhet thirrje qytetarëve që kalojnë nëpërmjet këtij aksi rrugor që të lëvizin me kujdes të shtuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrëshqitje dheu në aksin rrugor Dragash – Restelicë
-
Rrëshqitja e gurëve në rrugën Restelicë-Dragash, rrezik i vazhdueshëm
-
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh, apelohet për kujdes në urën në Drelaj
-
Rrëshqet dheu në rrugën Pejë – Kuqishtë, segmenti bëhet i pakalueshëm
-
Mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Gjilan, shkak rrëshqitjet e dheut