Ministria e Infrastrukturës njofton se gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në Rugovë të Pejës, si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit, e në veçanti të ditës së sotme, ka patur një rrëshqitje masive dheu që ka bllokuar një pjesë të aksit rrugor Pejë - Kuqishtë.
Ministria njofton të gjithë qytetarët se kompania për mirëmbajtje të rrugëve është duke punuar në sanimin e bllokadës, e cila thotë se nuk është edhe e vogël, andaj edhe fton qytetarët që të shmangin aksin rrugor nga Peja në drejtim të Kuqishtës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo Ministri thotë se do të provojë që në afat sa më të shkurtër të hap për qarkullim rruga Pejë – Kuqishtë, e cila momentalisht është e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të vazhdueshme të dheut.