Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se në aksin rrugor Dragash – Restelicë, përkatësisht në fshatin Krushevë, rreth orës 20:30 ka ndodhur një rrëshqitje e dheut.
Siç njofton Ministria, kompania e mirëmbajtjes është duke punuar në pastrimin e tërësishëm të kësaj zone, përderisa njëra korsi tashmë është lëshuar për qarkullim.
“Pjesa e rrugës në të cilën po kryhen punimet është shenjëzuar me sinjalistikë paralajmëruese dhe lusim qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment deri në përfundim të pastrimit të tërësishëm të terrenit”, thuhet në njoftimin e MI-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrëshqitje të dheut në aksin rrugor Pejë-Kuqishtë
-
Në aksin rrugor Pejë – Kuqishtë-Bogë pati rrëshqitje masive të dheut mbrëmë
-
Rrëshqitje dheu në rrugën rajonale Prizren - Prevallë
-
Rrëshqitja e dheut mbyll përkohësisht një pjesë të autostradës Prishtinë-Prizren
-
Mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Gjilan, shkak rrëshqitjet e dheut