Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëshqitja e dheut bllokon disa familje të fshatit Gurgjedell

Banorët e fshatit Gurgjedell të Komunës së Kaçanikut gjatë ditëve të fundit vazhdojnë të përballen me rrëshqitje të dheut dhe gurëve në rrugën kryesore, e cila lidhet me qytezën e Kaçanikut. Disa familje, të enjten, janë bllokuar nga kjo dukuri. Ndërsa strukturat komunale kanë dalë në veprim për ta zhbllokuar rrugën e mbuluar me dhe e gurë pas 5 orësh.

Asfaltimi i kësaj rruge, ka përfunduar një vit më parë, ndërkohë që për shkak të kufizimeve buxhetore, Komuna nuk ka mundur ta ndërtonte një muri mbrojtës në disa pjesë të kësaj rruge.

Banorët kanë thënë se shkaku i kësaj, shpeshherë në këtë rrugë po paraqiten vështirësi në qarkullim derisa dheu dhe gurët po e bllokojnë atë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)