Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëshqitje dheu në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit

Magjistralja Kaçanik – Han i Elezit është bllokuar përkohësisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut që kanë ndodhur të martën në mbrëmje dhe sot [e mërkurë] në mëngjes.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihen gurët dhe drunjtë që kanë rënë në afërsi të njërit prej tuneleve në këtë magjistrale.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se magjistralja është e lirë për qarkullim që prej orës nëntë të mëngjesit.

Gurët dhe dheu janë larguar në mëngjes dhe qarkullimi i automjeteve i është kthyer normalitetit, ka njoftuar MIT.

Image