Asnjë automjet nuk është lejuar të qarkullojë në aksin rrugor Kaçanik-Hani i Elezit. Për shkak të rrezikut të shembjes së dheut në këtë pjesë, Ministria, në afat të pacaktuar, ka mbyllur këtë segment rrugor, raporton KTV.
Automjetet duhet të përdorin rrugë alternative deri në një vendim tjetër të Ministrisë. Qytetarët thonë se rruga alternative është më vështirë e kalueshme dhe merr më shumë kohë. Në terren kanë dalë ekipet që kanë bërë shpime gjeomekanike për të kuptuar arsyet e shembjes së dheut.
Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka kërkuar në mbledhje të Qeverisë që pika kufitare në Glloboqicë të funksionojë si pikë doganore, duke dërguar atje ekipe të Doganës dhe Policisë kufitare.
Ai ka bërë të ditur se brenda 7 ditësh do të dilet me një analizë të qartë se sa kohë do të qëndrojë kjo magjistrale e mbyllur.