Arbëri

Sërish rrëshqitje dheu në magjistralen Kaçanik –Hani i Elezit

Rruga regjionale Kaçanik- Hani i Elezit po vazhdon të jetë e rrezikshme për qarkullim, shkaku i rrëshqitjeve të shpeshta të dheut. Një e tillë ka ndodhur të mërkurën në dy lokacione në këtë aks rrugor. Kësisoj, njëra korsi e rrugës është bllokuar për disa orë derisa ka intervenuar kompania për mirëmbajtjen e kësaj rruge.

Në terren që nga orët e hershme të mëngjesit kanë dalë edhe zyrtarët e Komunës së Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit së bashku me zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kjo ka bërë që këto institucione lokale të kërkojnë investime nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e mureve mbrojtëse në disa lokacione.

Bashkim Sopa, zëdhënës i Komunës së Hanit të Elezit, ka thënë se Ministria e Infrastrukturës është e njoftuar se kjo rrugë po paraqet rrezik të vazhdueshëm për të gjithë, andaj duhet të investohet për ndërtimin e disa mureve mbrojtëse në disa lokacione.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)