Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëshqet dheu, bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan

Rruga Mitrovicë – Zveçan aktualisht është e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 te vendi i quajtur ‘Kërshi i Kanjushës’ afër fshatit Lisicë.

Lajmin e ka konfirmuar për kp zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe për shkaqe të sigurisë ka bllokuar rrugën.