Rruga rajonale Mitrovicë – Podujevë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut, i cili ka ndodhur në fshatin Trepçë të Mitrovicës.
Në këto foto të siguruara nga portali Veriu.info, shihet se ka rrëshqitje të madhe të dheut dhe gurëve, për pasojë pjesë më e madhe e Shalës së Bajgorës nuk do të ketë qasje në Mitrovicë.
Rrëshqitja e dheut po vazhdon akoma, gjë që po e vonon hapjen e rrugës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët komunalë, ndërsa hapja e rrugës pritet të bëhet gjatë ditës.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrëshqitje e madhe gurësh në rrugën Mitrovicë – Podujevë, bllokohet Shala e Bajgorës
-
Rrëshqet dheu, bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan
-
Mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Gjilan, shkak rrëshqitjet e dheut
-
Mbyllet rruga Mitrovicë-Jarinjë për shkak të rrëshqitjes së gurëve
-
Rruga Prizren – Prevallë e pakalueshme